Të sfidosh kohën. Kjo është historia e aktores nga Tajvani, Chen Meifen, një grua 63-vjeçare që duket si të ishte në të 30-at e saj.
Meifen ka ndarë më 5 milionë ndjekësit e Facebook-ut sekretet e “rinisë së përjetshme”. Që kur u kurorëzua mbretëreshë bukurie 40 vite më parë, Chen nuk ka hequr dorë nga dieta e mirëpërcaktuar ushqimore dhe palestra.Sipas saj, sekreti qëndron te supa e xhenxhefilit, e konsumuar çdo mëngjes, yoga e përditshme dhe akullorja “durian”, ëmbëlsira e saj e preferuar. Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja televizive është vlerësuar si “halla më e nxehtë e Tajvanit” për gati tre dekada.
Edhe pse askush nuk e beson, ajo që duket si 30 vjeçe është plotë 63 vjeçe. Për disa njerëz, koha duket sikur është ndalur, apo jo?