Disa faqe ueb të mediave ruse duket se janë hakuar dhe të paktën tre prej kanë shfaqur një mesazh kundër luftës.
“Të dashur qytetarë. Ne ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik”, thuhet në një mesazh të shkruar në rusisht në faqet e internetit Forbes Russia, Fontanka, Takie Dela.
“Ne kemi qenë të izoluar nga e gjithë bota, nafta dhe gazi nuk tregtohen më. Pas disa vitesh, ne do të jetojmë si në Korenë e Veriut”, shtoi ai.
“Pse na duhet kjo? Për ta futur Putinin në tekste shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, thuhet në mesazh.
Mesazhi është nënshkruar nga Anonymous, dhe disa gazetarë, të cilët kanë paralajmëruar që mund të burgosen.
“Ky mesazh do të fshihet dhe disa prej nesh do të shkarkohen apo edhe burgosen. Por ne nuk mund ta durojmë më këtë”, thanë ata.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, Kommersant dhe Izvestia gjithashtu u hakuan uebsajtet e tyre dhe aktualisht janë në funksion.
Reuters raportoi se faqja e internetit TASS po shfaqte gjithashtu të njëjtin mesazh kundër luftës. Përdoruesit e mediave sociale, raportuan se kishin parë të njëjtin mesazh në faqet e internetit Kommersant dhe Izvestia.
CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e Reuters dhe mediave sociale pasi mesazhi duket se është hequr.