‘Hajt se po të puth unë sonte’/ Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit gjatë natës? (VIDEO)

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, banorët kanë darkur të gjithë së bashku dhe më pas janë ulur për të fjetur.

Duket se grupi “LEK” i përbërë nga Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Kiara Tito, nuk kanë qëndruar deri vonë për të biseduar me njëri-tjetrin. Kur këngëtari i njohur ishte duke u shtrirë në krevatin e tij, moderatorja ka shkuar për t’i dhënë puthjen e natës së mirë.




Pjesë nga biseda:

Kiara: Do shtrihesh direkt?

Luizi: Jo, po vij atje. Po nuk je në terezi. Qejf kam boll, por mos më thuaj dy herë se erdha, mos e vë në dyshim.

Kiara: Do shtrihem se më dhemb trupi

Luizi: Fli moj burrneshë

Kiara: Hajt se po të puth unë sonte

Luizi: Bëj be. Natën

Kiara: Natën

Luizi: Vi e të zgjoj unë në mëngjes, të puthi edhe kërcas me kusia.

Author: morevesh