Tea ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar para banorëve se ka qenë një nxënëse shumë e mirë në shkollë, edhe pse pas moshës 15 vjeçare s’kishte kapur libër me dorë.
Rrëfimi i Teas: Kam qenë fëmijë shumë i qetë, i bindesha rregullave, kisha prindër autoritar. Kam mësuar të shkruaj dhe lexoj që 3 vjeç. Isha shumë e dhënë pas mësimeve. Përpiqesha të isha ekselent në çdo fushë. Prej divorcit të prindërve u fokusova shumë në shkollë, merrja pjesë në çdo aktivitet, konkurs, isha vetëm 8 vjeç. Kam qenë gjithmonë shumë artistike, isha fituese olimpiadash, por nuk më pëlqente që të lexoja dhe të isha fituese, nuk ishte drejtimi që doja unë. Kur mbarova 9-vjeçaren fillova një kurs vizatimi sepse doja të konkurroja në Liceun Artistik. Kisha shumë talent, por prindërit e mi donin të merrja tjetër drejtim. Më çuan në një shkollë private me profil shkencor. Nuk kisha asnjë dëshirë për ta vazhduar. Nuk kam prekur asnjëherë asnjë libër me dorë që nga mosha 15 vjeçe, megjithëse vazhdoja t’i nxirrja të gjitha notat 10-a. Kam pasur gjithmonë talent për letërsinë, për shkrimin, esetë, recitimin, gjuhët e huaja, psikologjinë, filozofinë. Duke qenë se i bëja këto në kohën e lirë, jo nga shkolla, merrja informacion kudo tjetër, dola me mesatare 9.5 edhe pse s’kisha prekur libër me dorë që pas moshës 15 vjeçare. Pasi mbarova gjimnazin doja të shkoja tek Universiteti i Arteve, por prindërit nuk më mbështetën. Nuk kisha mundësi që t’i kundërshtoja.