Habit modelja turke: I dashuri më preu gjuhën / “Më puthi si kafshë”

    

Habit deklarata e modeles turke, Seyda Orsay, e cila ka thënë se i dashuri i saj i ka prerë gjuhën teksa po putheshin. Historia e Orsay doli në dritë pasi ajo postoi një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin “A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes?”

Më pas ajo ka postuar një video nga momenti i operacionit për trajtimin e plagës. Në një video të mëvonshme dhe pas bujës që shkaktoi, bukuroshja nga Turqia ka dhënë më shumë detaje rreth aventurës së saj duke akuzuar si autor ish-partnerin e saj.

“Një muaj më parë ishim ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si kafshë”, ka thënë modelja.

Seyda Orsoy, siç shprehet në llogarinë e saj në Instagram ku numëron më shumë se 619 mijë ndjekës, tregon se është kurorëzuar Miss Fotomodel në Turqi në vitin 2010.

Author: morevesh