Habit deputeti në lidhje me tërmetin në Turqi/ “Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë”

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me tërmetin tragjik që tronditi Turqinë ditën e sotme.



Deputeti Sula, gjatë një interviste për Euronews Albania, shprehu keqardhje për popullin turk.

Sula më tej nuk kurseu as rezervat për qeverinë turke, teksa deklaroi se ajo ka shumë gjynahe për të larë dhe e ke



qja është që i bie popullsisë.

“Keqardhje për të gjithë popullin turk. Ngjarje të tilla ndodhin, por çdo njëri duhet të kuptojë që duhet të besojë në Zot, që nga ai kryeministri turk dhe qeveria turke për të cilin kam rezerva. Duhet të kuptojë se kjo botë të sprovon me ngjarje të dhimbshme. Jo vetëm kur kemi ngjarje të tilla duhet t’i drejtohemi Zotit dhe të tregojmë njerëzillëk. Njerëzillëk duhet treguar edhe në kohë paqeje dhe normaliteti. Qeveria turke ka shumë gjynahe për të larë, e keqja është që i bie popullsisë. Popullsia në zonën ku ka rënë tërmet i përket zonës kurde, ndaj të cilëve ka qenë shumë e madhe”, tha deputeti.

Author: morevesh