Kanë mbërritur në Selinë e PD anëtarët e Grupit të Rithemelimit. Deputet që kanë shkuar në në selinë e PD, është Flamur Noka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Edmond Spaho etj.
Flamur Noka ka tentuar që të hyjë në selinë nga “dera” e Bashës, por që e ka pasur të pamundur. Madje ai është kthyer gazetarëve duke pyetur “përse nuk hapet, a keni hyrë në seli ju sot?”.
Grupi i Rithemelimit ka shkuar në PD, pasi sot ishte afati i fundit i kryetarit Lulzim Basha për të liruar zyrëne kryetarit.
I vetmi që mund të futet nga dera kryesore e PD është kryetari aktual Lulzim Basha. Dje dhe sot ai është futur në godinë, ndërsa deputetët e tjerë, madje dhe nënkryetarët e partisë nuk mund të futen, por duhet të shkojnë nga mbrapa selisë.