Grupi i Oltës shpallet fitues!/ Luizi: Do ma paguash

Luizi i tha Ermionës se ka për t’ja paguar atë që i bëri. Ermiona i tha atij të mos bëjë kërcënime koti, pasi ishte thjesht një lojë dhe sipas saj, nuk e dëgjoi gongun, prandaj e hoqi litarin.



Sipas Bledit, fajtor është Luizi, pasi duke e njohur mirë Ermionën dhe luhatjet e saj të humorit, nuk duhej ta merrte në skuadër.

Olta gjithashtu i foli me tone të larta Ermionës, por kjo e fundit reagoi e revoltuar dhe i kërkoi asaj ta lërë rehat.

Grupi i Oltës u shpall fitues i sfidës së javës, kundrejt grupit të Luizit. Ermiona e cila u zgjodh nga Luizi si anëtare e grupit të tij, e hoqi litarin, të cilin duhet ta mbante 24 orë, pasi nuk e dinte që loja nuk kishte nisur akoma.



Për këtë arsye, ata u skualifikuan nga loja.

Vëllai i Madh futi një zarf të bardhë në shtëpi, në të cilin shkruhej se grupi i Oltës është fitues i provës së javës, kjo pas veprimit të Ermionës, e cila shkëputi litarin.

Grupi i Oltës do të ketë një avantazh, i cili do bëhet me dije “Prime” e së shtunës.

Author: morevesh