Gruaja e Armaldos shpërthen keq ndaj Luizit: Alarm i kuq

Aida, bashkëshortja e banorit të BBV, Armaldo Kllogjerit ka reaguar sërish në lidhje me mesazhet që mbërrijnë nga fansat e Luiz Ejllit në Instagramin e tenorit, pasi ai e tradhtoi këngëtarin, të cilin e konsideronte si shok besnik brenda shtëpisë.




Në një postim në InstaStory, bashkëshortja e Armaldos, e cila i menaxhon Instagramin, shkruan se fansat e Luizit po oferndojnë pasi ndjekin shembullin e këngëtarit. Sipas saj, edhe ata që janë kundër ofendimeve dhe bullizimit kanë frikë të reagojnë nga mallkimet dhe ofendimet e fansave të Luizit, teksa e konsideron këtë si një alarm të kuq.

“Profili do rri i hapur. Ofendoni, shfryni vrer e mllefe sa të doni. Jemi popull me shumë halle dhe mbase duke ofenduar dhe mallkuar Maestron dhe familjen do ju rregullohet jeta, do ju mbarojnë hallet.

Qoftë ky profil një orë terapi tek psikologu. Disa janë fansa dhe duan të ofendojnë sepse ndjekin shembullin. Bujrum ofendimeve, bullizmit po e dini pse nuk reagojnë? Sepse kanë frikë nga ju, nga komentet dhe mallkimet tuaja. (Alarm i kuq) Por kur je personazh publik merren parasysh këto risqe kështuqë shfryni hallet tuaja popull” shkruan ajo.

Gruaja e Armaldos shpërthen keq ndaj Luizit: Alarm i kuq

Author: morevesh