Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Me anë të një postimi në Facebook, Duma njofton dorëheqjen dhe shprehet se PD është në ditët e saj më të vështira.
Ndër të tjera, Duma e cilëson Lulzim Bashën si fajtorin kryesor të humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa shton se ai përdor dështimet e PD për fitoret e tija.
Duma shton se fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen, kërkon vendimmarrje nga të gjithë anëtarët e saj për shpëtimin e demokratëve.
Postimi i Grida Dumës:
Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.
Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.
Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!