Mediat greke i kanë kushtuar jehonë debatit për mbulimin e monumentit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, më rastin e Kurban Bajramit.
Mediat greke, “Kathimerini” në një shkrim të gjatë shkruan se debati ishte i zjarrtë dhe pasi ballafaqon të dyja palët, komenton se fan.atikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Skënderbeun.
Gjithashtu, “Kathimerini” vëren se shteti shqiptar bëri sehir në këtë ndodhi. “Fan.atikët myslimanë shqiptarë nuk e duan Gjergj Kastriotin, i cili është Heroi Kombëtar i shqiptarëve.
Lu.ft a që ai bëri ishte kundër push.timit otoman dhe jo kundër fesë is lame. Por mysl imanët fan.atikë shqiptarë mendojnë se ai lu.ftoi kundër fesë. Ata mendojnë se Skënderbeu ishte mosmirënjohës ndaj Perandorisë, e cila e stërviti dhe i dha tituj. Ne grekët jemi në trojet tona fal tij sepse në të kundërtën po të depërtonte perandoria otomane atëherë do të na dëbontë të gjithëve nga këtu”, shkruan “Kathimerini”. Ajo gjithashtu vëren se shteti shqiptar bëri sehir.