Pas hyrjes se Beatrix Ramosaj u perfol se ajo ja qene ne nje lidhje me Granit Canen. Për të sqaruar këto thashetheme e jo vetëm, Genta Cana, motra e Granitit ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku nuk i hodhi poshtë aludimet.
Ajo tha se vëllai i saj ka patur shumë lidhje dhe femra në të kaluarën, por jo domosdoshmërisht ajo i njeh të gjitha. “Unë në fakt nuk i di të gjitha lidhjet e Granitit, apo dhe flirtet, nuk e di me kë ka pa punë realisht nga të gjitha ato femra, pasi nuk mund të mohoj që Graniti ka pas femra në të kaluarën, ka pas shumë femra”.
Sa i përket tre vajzave, ajo tha: “Unë nuk kam informacion. Veç të të gënjej. Kështu që po tërhiqem prej kësaj pyetjeje”, tha moderatorja.
Ajo foli edhe për Fifin, për të cilën tha se “deklaratat” e bujshme, nuk ishin aspak të vërteta, e ajo nuk e kishte quajtur ‘maniake’ e ‘psikopate’, dhe ajo as nuk i mendon ato gjëra.