Grabitet kasaforta e një supermarketi të madh në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por është bërë publike këtë të diel.
Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga pjesa e prapme e supermarketit dhe kanë arritur të çajnë e grabisin kasafortën e biznesit.
Pretendohet nga pronarët se grabitësit kanë arritur të marrin rreth 200 mln lekë të vjetra.
Ata kanë arritur t’ia hedhin paq deri më tani, sepse kanë marrë edhe DVR e kamerave të sigurisë.
Policia prej ditës së djeshme po sekuestron kamerat e rrugëve kryesore dhe ato pranë vendit të ngjarjes.
Sipas pronarëve, ata kryejnë depozitime në bankë një herë në tre ditë ndaj edhe ka qenë kjo shuma e madhe në kasafortë.