Goditje e rëndë për klubin e Juventusit, i hiqen 15 pikë në renditje

Lajm aspak i mirë vjen për tifozët e Juves. Prokurori Chine kishte kërkuar zbritjen me 9 pikë, por Gjykata Federale e sanksionoi Juventusin me 15 pikë në renditjen e Serie A.




Gjithashtu dënime u morën dhe për ish-drejtuesit e lartë të Juventusit përfshirë dhe presidentin. 2 vjet e gjysmë larg fushave për Paraticin, 2 vjet për Agnellin dhe Arrivabene, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved.

Tani pritet që Juventusi të apelojë këtë vendim, duke iu drejtuar Kolegjit në Komitetin Olimpik Italian.




Çfarë ndodhi me Juventusin në procesin e rihapjes?

Gjyqi sportiv ndaj Juventusit u rihap për çështjen e mashtrimeve financiare. Ky është vendimi i Gjykatës Federale të Apelit pas seancës së sotme, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së FIGC-së, duke rihapur një kapitull që u duk se u mbyll pranverën e kaluar me shpalljen e pafajshëm të bardhezinjve dhe të gjithë klubeve të tjera të përfshira. Në fakt, procedura sportive u rihap vetëm për Juventusin dhe drejtuesit e saj, të cilët tashmë kanë pësuar një dënim të rëndë.

Author: morevesh