Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Telepenë, plagosjese me thikë.
Floreta dhe Lulëzim Nanaj është çifti i bashkëshortëve të cilët u plagosën me thikë paraditen e kësaj të enjteje në qytetin e Tepelenës.
Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit, 42-vjeçari qëlloi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten në qafë.
Të dy u transportuan në spitalin e Gjirokastrës, teksa pritet që 40-vjeçarja të dërgohet drejt Tiranës, pasi nga goditjet me thikë ka marrë plagë të rënda dhe është dëmtuar në veshkë.
“Jemi ende në hapat e para për të zbuluar se çfarë ka ndodhur midis dy bashkëshortëve, Lulëzim dhe Floreta Nanaj, shtetas që banojnë në qytetin e Tepelenës. Deri në këto momente, dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit, çka ka sjellë edhe debatin e më pas ngjarjen e rëndë mes dy shtetasve që aktualisht, janë duke marrë trajtimin mjekësor pranë spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër. Pritet që nga momenti në moment, Floreta Nanaj pritet të transportohet drejt Tiranës, pasi goditja që ka marrë me thikë, i ka lënë plagë të mëdha. Autori i kësaj ngjarjeje, ka dëmtuar edhe veten 4 herë, por nuk është në gjendje të rëndë”, raportohet sipas burimeve.