“Goditëm dy baza ushtarake”/ Rusia sulm me raketa në një tjetër qytet në perëndim të Ukrainës (VIDEO)

Pas Dnipros dhe Lutsk, Rusia ka sulmuar dhe një qytet tjetër në rajonin perëndimor të Ukrainës.

Mediat lokale kanë raportuar për shpërthime të shumta në Ivano-Frankivsk, të cilat janë konfirmuar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Rusisë.

Këto tre qytete nuk ishin sulmuar më parë nga ushtria ruse. Ato po përdoreshin për strehimin e qytetarëve të cilët largoheshin nga zonat e rrezikut.

“Dy raketa të precizionit të lartë, dhe me një rreze të gjatë veprimi sapo goditën dy baza ushtarake ukrtainase në qytetet perëndimore të Ukrainës” – shprehet ministri.

Ndërkohë më herët, Rusia sulmoi Dnipron dhe Lutsk, ku sipas mediave ndërkombëtare, janë goditur kopshte e ndërtesa banimi, ku aktualisht raportohet për një vitkimë të konfirmuar.

https://twitter.com/i/status/1502171328354275332

 

 

 

Author: morevesh