Kjo histori po ben xhiron e rrjetit.
Brezi i gjyshërve tanë kanë pasur fatin e mirë që të ushqehen shëndetshëm, ndoshta vërtet kanë pasur më pak ama e dinin se çfarë po konsumonin dhe kjo bën që të jenë të shëndetshëm, e me raste të kalojnë 100 vite jetëgjatësi.
Një rast që ka mbërritur sot në redaksinë tonë vjen nga Tepelena, ku Merushe Shytaj është 108 vjeçe dhe është shëndetplotë.
Nipi i saj ka shkruar për JOQ.al: Përshëndetje JOQ! Gjyshja ime është 108 vjeçe dhe përshëndet të gjithë shqiptarët. Po u dërgoj edhe pasaportën e saj që vërteton datën e lindjes 1910.”
I pyetur nga JOQ.al për sekretin e jetëgjatësisë së gjyshes, Armando përgjigjet:
Sekreti i saj është ushqimi dhe besimi në Zot. Gjyshja nuk konsumon absolutisht ushqime me yndyrë. Dhe të paktën që prej 25 vitesh që kam lindur unë, nuk mbaj mend të ketë shkuar ndonjëherë për vizitë në spitale. Është kënaqësi kur më tregon historitë nga koha kur ka jetuar.”
Gjyshe Merushes i urojmë shëndet të plotë.