Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka folur e tone të ashpra në Parlament, në lidhje me gjyqtarin që ka dënuar Dan Hutrën për vrasjen e gruas së tij në 2007.
Ai tha se ky gjyqtar, që vendimin e tij e ka bazuar mbi faktin se autori “ka pak klasë shkollë dhe nuk kupton normal e familjes dhe shoqërisë, si dhe se ka kanosur me fjalë dhe jo me vepra”, ka kaluar Vetingun.
Sipas tij Vetingun e ka kaluar me ndihmë “edhe këtej edhe këtej”, duke drejtuar gishtin nga PD dhe PS.
“Lexoni ça ka thënë gjykatësi atje! Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtari… dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vetingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi!”, tha Braçe.