Teksa i njoftoi se do të dëbohet në Shqipëri, një gjykatës i kërkoi një shqiptari të arrestuar që të përhapë fjalën në vendin tone, që emigrantët e paligjshëm jo vetëm që nuk do bëjnë para, por edhe do ngelen borxh.
Shqiptari Markelian Baku u dënua me 10 muaj burg për shkak se u kap në “shtëpi bari”, ndërsa gjykatësi Jonathan Rose i tha:
“Kur të ktheheni në Shqipëri, thuaju kujtdo që do të të dëgjojë se nuk ka kuptim të bësh atë që ke bërë ti.
Nuk do të bësh para, do të shkosh në burg, do të kthehesh në Shqipëri”.
Baku, 23 vjeç, u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi me 150 bimë në Spring Place, Great Horton, më 3 janar.