Gjobitet kryeministri britanik, Rishi Sunak/ Xhiroi videon për rrjetet sociale pa rrip sigurimi në automjet

Kryeministri britanik Rishi Sunak është gjobitur për shkak të shkeljes pasi nuk vendosi rripin e sigurimit në një automjet në lëvizje gjatë xhirimit të një video që u postua më pas në rrjetet sociale.

Policia e Lancashire tha se kishte vendosur gjobën ndaj Sunak ndërkohë që ky i fundit e ka pranuar gabimin duke kërkuar falje.



Pasagjerët që kapen pa vendosur rripin e sigurimit mund të gjobiten deri në 100 paund, ndërkohë që shuma e penalitetit mund të 5-fishohet në rast se çështja shkon në gjykatë.

Kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet gjatë kohës kur ka qenë në qeveri. Në muajin prill të vitit të kaluar ai u gjobit bashkë me kryeministrin e asaj kohe, Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie për thyerje të rregullave të izolimit gjatë periudhës së pandemisë, duke marrë pjesë në një festë ditëlindje.

Author: morevesh