Gjobit djalin me 58 euro nëse merr nota të këqija: “Është përmirësuar ndjeshëm”

Një nënë shpjegoi në Reddit se ajo e paguan djalin e saj kur ai merr nota të mira në shkollë, duke pretenduar se kjo ka bërë mrekulli për përmirësimin e raportit të tij të fundvitit. Gruaja saktësoi se djalin e saj e shpërblen me 58 euro për notat e shkëlqyera, 23 euro për notat e mira dhe 6 euro për notat mesatare.

 

Ai nuk fiton asgjë për notat kaluese. Nga ana tjetër ai gjobitet me 58 euro të tjera nëse nuk merr nota kaluese. Gruaja tha: “Unë e paguaj djalin tim për notat. Ai kaloi nga notat e dobëta në notat e shkëlqyera pasi fillova të paguaja për të”.

 

Mamaja pretendon se taktika e saj e diskutueshme i dha fund debateve për detyrat e shtëpisë. “Ai kurrë nuk mori një notë ngelëse apo të keqe pasi unë fillova ta paguaja. Nuk kishte më argumente për detyrat e shtëpisë dhe nuk duhej t’i kushtoja më vëmendje udhëzimit të tij, përveç nëse më kërkonte ndihmë.

 

“Nëse ai kërkonte të qëndronte në shtëpi nga shkolla, e dija se po ndihej shumë keq sepse nuk donte të humbiste shkollën dhe të merrte një notë të keqe. Shkolla nuk është e vështirë, është thjesht e mërzitshme dhe një nxitje e vogël është shumë e dobishme. Funksionoi shumë mirë”.

 

Në fund ajo saktësoi: “Mund të duket një shifër e lartë, por nuk ka marrë asnjë shpërblim tjetër, këto kanë qenë të gjitha paratë që ka marrë gjatë vitit, përveç Krishtlindjeve dhe ditëlindjeve”. Pasi dëgjuan për metodat e saj, përdoruesit e Reddit nuk mund të mos ndanin mendimet e tyre, disa pro dhe disa kundër idesë.

 

Njëri shkroi në komente: “Prindërit e mi bënë të njëjtën gjë kur isha në shkollë të mesme dhe të lartë, por paga juaj është shumë më e mirë se ajo që më ofruan. Por funksionoi njësoj. Doja që ato para t’i shpenzoja në dyqane”.

 

Mirëpo, kishte edhe nga ata që ishin kundër: “Unë nuk e miratoj këtë metodë sepse për disa fëmijë notat nuk janë të arritshme. Shumë prindër fokusohen në marrjen e notave të larta në vend që të shohin përmirësime dhe të bëjnë më të mirën që fëmija mund të bëjë pa u lodhur plotësisht duke u përpjekur të përmbushë standardet prindërore”.

 

Të tjerët nuk dinin çfarë të mendonin: “Jam në konflikt për këtë. Më kanë thënë gjithmonë se ky është një motiv i keq dhe se ‘duhet të studiohet për dije, jo për pagesë’, por nga ana tjetër nuk presim që njerëzit të punojnë falas. Studimi është punë.

 

“Është një investim në aftësitë e dikujt që do të paguajë për veten e tij në të ardhmen (shpresojmë), kështu që ata nuk duhet të paguhen për të, por për shumicën e fëmijëve, ky është një koncept aq abstrakt sa është e vështirë të kuptohet.”

Author: morevesh