“Gjithë natën kam parë në ëndërr Messin dhe Ronaldon”/ Habit banorja e BBV Albania

Teksa është zgjuar ditën e sotme, Olta ka vendosur të jetë shumë aktive.



Përve faktit që ajo ka zgjedhur të kapet me të gjithë banorët, Olta gjithashtu u ka treguar atyre një ëndërr që e kishte parë një natë më parë.

Aktorja ka treguar se kishte parë në ëndërr Ronaldon dhe Messin, teksa u ka kërkuar një shkollë të mirë ku të dërgonte çunin e saj për ta bërë futbollist.



“A mund të ma shpjegosh si ka mundësi që kam gjithe natën që shikoj në ëndërr Messin dhe Ronaldon. I kam parë dhe i kam pyetur në ça shkolle duhet ta çoj çunin se duhet ta bëj futbollist.”- u ka thënë Olta banorëve në oborrin e shtëpisë.

Author: morevesh