Një çifti nga Nevada i është dhënë një shans i dytë në dashuri, pasi qëndruan 50 vite të ndarë.
Dennis dhe Diane Reynolds treguan për People se ata kurrë nuk prisnin të rimartoheshin kur u takuan në korrik 2019, pasi qëndruan të divorcuar për 55 vjet.
“Ne të dy kemi qenë të bindur se nuk do të martohemi kurrë më,” thotë Diane, 77 vjeç.
“Ai thjesht më shkriu zemrën,” thotë Diane. “Quajeni atë fat, quajeni si të doni, por ne thjesht ndihemi sikur kishte për qëllim të ndodhte kështu.”
Dennis, 77 vjeç shton :” Unë kurrë nuk ndalova së e dashuri atë .”
Çifti është përqendruar në kapitullin e ri të jetës së tyre dhe Dennis është duke ndërtuar shtëpinë e ëndrrave të gruas së tij në Las Vegas. Historia e dashurisë së tyre filloi në Los Angelos kur ata ishin vetëm 13 vjeç.
“Ai erdhi nga Oregon dhe kishte pak theks,” kujton Diane. “Mendova menjëherë se ishte shumë i bukur.”
Megjithëse ata ndoqën shkollën e mesme në vende të ndryshme, kjo nuk e ndali lidhjen e tyre dhe në moshën 15 vjeçare u bë zyrtare.
“Unë e çoja atë gjatë gjithë kohës në kinema,” thotë Dennis. “Ne mbanim duart shtrënguar gjatë gjithë filmit.”
Në nëntor 1961, pesë muaj pas mbarimit të gjimnazit, Dennis dhe Diane u martuan .
Jo shumë kohë më vonë ata mirëpritën dy djem: Curtis në qershor 1962 dhe Keith në dhjetor 1963.
Katër vjet më vonë, bashkëshortët filluan të kishin probleme martesore.
“Kishte vetëm një pikë thyerjeje ,” vëren Dennis. “Nuk kishte sherr dhe luftë, ne thjesht kishim nevojë të ndiqnim rrugët tona.”
Të dy u divorcuan përfundimisht në 1965.
Gjatë kohës që jetuan të ndarë ata u martuan me njerëz të tjerë.
Rrethanat tragjike e ribashkuan çiftin në 1989 kur djali i tyre Keith vrau veten në moshën 25 vjeçare, dhe përsëri në 2001 kur djali i tyre Curtis vdiq në moshën 38 vjeçare pas një operacioni.
“Përtej këtyre rasteve tragjike, ne nuk kemi pasur asnjë kontakt tjetër,” thotë Diane.
Në 2019 unë isha e sëmurë dhe ju luta Zotit :” Zot do të doja të kisha një marrëdhënie me dikë. Dhe të nesërmen Dennis më telefonoi.”
“Unë mendoj se Zoti bëri një punë të mirë,” buzëqesh ajo.
Dennis thotë :”Ajo është nëna e fëmijëve të mi. Unë u rrita me të , kështu që kisha emocione të thella për të.”
Në shkurt Diane u transferua në Las Vegas për të jetuar me Dennis dhe më 11 nëntor ata u martuan sërish, shkruan Ora.
“Ne shkojmë shumë mirë,” thotë Diane. “Ne ja kalojmë mirë dhe qeshim shumë së bashku.”
“Pjesa më e mirë? Kur zgjohem dhe e shoh atë çdo mëngjes,” thotë Dennis.
Që nga martesa e tyre, çifti ka qenë i zënë me ndërtimin e shtëpisë së tyre të re të kompletuar me një pishinë në oborrin e shtëpisë dhe karrige divani për dy persona.
“Unë jam shumë i ngazëllyer për të ardhmen”, thotë Dennis. “Çdo aspekt të saj”.
“Ne do të notojmë çdo ditë dhe do të përqafohemi në atë kolltuk të vogël që kemi blerë”, shton Diane. “Ne thjesht do të shijojmë çdo minutë.”