Këngëtarja bukuroshe Silva Gunbardhi, e ftuar në emisionin mjaft të dashur për publikun “Why Not”, nën moderimin e Roza Latit, ka rrëfyer dy histori shumë prekëse.
Bëhet fjalë për ato historitë ku për fat të keq braktisen fëmijë dhe lihen në mëshirë të fatit.
Por e mira në gjithë këto histori që gëlojnë në Shqipëri është se ende në këtë botë ka njerëz të mirë dhe që shtrijnë dorën për ta. Duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi!
Kur flitet për të tilla ndodhi, Silva nuk nguron të japë kontributin e saj.
“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa t’i zhvilloheshin tamam mushkëritë.
Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja.
Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: ‘Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.’
Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin t’i blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra”, rrëfen këngëtarja.
Por nuk mbaron me kaq! Gunbardhi foli edhe për një tjetër histori mjaft prekëse!
“Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb”, tha Silva Gunbardhi.