Që prej 10 ditësh Ukraina është pushtuar nga Rusia.
Ndërkohë e gjithë bota është solidarizuar me Ukrainën, ku kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa kanë pritur edhe refugjatë nga e gjithë bota.
Ndërkohë së fundmi nënat polake kanë bërë një gjest të bukur.
Nënat polake kanë lënë karrocat e fëmijëve të tyre në stacionin e trenit ku zbarkojnë çdo ditë refugjatët nga Ukraina.Kjo për të lehtësuar sadopak lodhjen e madhe që nënat ukrainase po kalojnë me fëmijët e tyre në krahë.
Lajmin e ka bërë me dije Shef i Zhvillimit të Mësuesve për Bell International, me qendër në Kent, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ku dhe ka ndarë foton.
Polonia është vendi i parë që ka pritur, deri më tani, mijëra refugjatë nga Ukraina duke i strehuar dhe në shtëpitë e tyre.
Sipas OKB-së, ka shkuar në mbi 1.5 milionë numri i ukrainasve që janë larguar nga vendi i tyre në 10-ditëshin e fundit, që kur Putini sulmoi vendin e tyre.