Gjesti emocionues i Ronaldo Sharkës për të atin/ “Kujtimi më i bukur”

Gazetari Ronaldo Sharka humbi pak javë më parë babain e tij nga një sëmundje e rëndë.



Ish-banori i “Big Brother VIP” ka bërë gjestin emocionues ndaj të atit teksa u shfaq mbrëmjen e djehsme në studion e spektaklit. Ronaldo kishte stampuar në bluze një foto të tij me babain nga momenti kur ai e surprizoi teksa qëndronte në shtëpinë e BBV.

“Jam sonte këtu sepse ne njerëzit e televizionit kemi në dorë diçka shumë të rëndësishme që është impakti. Nuk jam i vetmi që kam humbur prindit, të gjithë humbin familjarë të dashur, në një moment apo tjetër.



Të afërmit tanë që largohen nga kjo jetë jam i bindur që largohen vetëm fizikisht, por janë me ne gjatë gjithë jetës për të na mbrojtur si engjëj dhe ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë krenar”, u shpreh ai.

Gazetari postoi një video të tij ku tregonte bluzën dhe shkroi: “Kujtimi më i bukur, gjithë jetën! ??”



“Kujtimi më i bukur”/ Ndërroi jetë nga sëmundja

“Kujtimi më i bukur”/ Ndërroi jetë nga sëmundja

 

Author: morevesh