Një 56-vjeçar është gjendur i pajetë në Pogradec ditën e sotme në hyrje të fshatit “Zagorçan”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.
Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.