Gjendet e vetme te Liqeni Artificial vajza 4-vjeçare/ Policia apel qytetarëve për ndihmë

Policia ka njoftuar se një vajzë 4-vjeçare me emrin Merkel gjendet e vetme te Liqeni Artificial.



Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Policia i ka bëë thirrje qytetarëve që të telefojnë nëse njogin prindërit e vogëlushes.

“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.



Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, shkruhet në njoftim.

Author: morevesh