2 persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme, njëri në Fier e tjetri në Lushnje.
Detajet e para nga policia
Fier/Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.
Lushnjë/ Rreth orës 16:50, në afërsi të rotondos së fshatit Kolonjë, Lushnje, është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shënja jete, pa shënja dhune, shtetasi E. G., 84 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnje.
Dyshohet se vdekja mund të jetë për shkaqe natyrale.
Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.