Gjen unazën me të cilën i dashuri do t’i propozonte, tallet në Facebook se nuk i pëlqeu

Një grua, që gjeti unazën e saj të martesës para se t’i propozonte i dashuri, i ka bërë foto dhe është ankuar në rrjetet e saj sociale.

Duke postuar një foto të unazës në një grup në Facebook, ajo shkruante:

Ewwww… E gjeta këtë unazën në sirtarin e të dashurit. Nuk më pëlqen. Ju lutem mendohuni dhe më thoni si t’ia them me takt që ka nevojë të shkojë dhe të marrë një unazë tjetër.”
Gruaja e paidentifikuar nuk u mjaftua me aq dhe e postoi sërish foton duke shkruar, “ e thjeshtë si dreqi”.

Vetëm pak pas postimit të saj fotot u shpërndanë edhe në Reddit ku disa përdorues reaguan shumë keq me ankesat e saj.

Komentet më mbizotëruese ishin ato që thoshin se në qoftë se do i thoshte jo, do i bënte një nder të madh të dashurit.

Një komentues tjetër shkruante se gruaja duhet t’i thotë jo të dashurit të saj dhe “ta lërë djalin e shkretë rehat”.

Author: admin