Teksa ishte duke ecur në rrugicat e bukura të Korçës, një vajzë e re është befasuar ku në rrugë ka parë një letër të veçantë, në pamje të parë.
Teksa e ka marrë në dorë letrën, kureshtja e ka shtyrë për ta lexuar përmbajtjen. Rezulton se kjo letër është shkruar nga një person, i cili thjesht ka qenë duke konsumuar një kafe në qytetin e bukur të Korçës.
Vajza ka vendosur që ta ndajë të gjithën me lexuesit e meganews.al dhe teksa shprehet se është përIotur nga fjalët, na duhet ta pranojmë se edhe ne u prekëm shumë.
“Përshendetje Mega News, duke qenë se ju ndjek si faqe dhe portal, dhe duke qenë se shpërndani shumë herë histori emocionuese. Sot po vendos të ndaj me ju diçka që më ndodhi”, shkruan vajza.
Më tej ajo shpjegon se si gjeti letrën, në të cilën është një mesazh mjaft i fortë, i shkruar nga dikush që duket se jeta e ka përballur me shumë sfida, me zhg ënjime… por mbi të gjitha jep mesazhin e fortë: Kuptimin e vërtetë të jetës, shkruan meganews.al
“Duhet ta pranoj se u përlota kur e lexova me kërshëri. U përIota për faktin se unë jam në një gjendje të tillë që kam ndoshta nevojë për motivim. Do doja ta ndaja me ju që të gjithë të paktën t’i lexojnë këto fjalë”, shkruan vajza më tej.
Per ty qe do te marresh ne dore kete leter. Jeta eshte e bukur. Ti mund te vuash, por mos u merzit, sepse do te vije dhe dita jote. Edhe nese mendojn se jo do te vije. Ti ndoshta mund t vuash e te dashurosh, te mungon dhe nuk do t’ia dije… Degjo!
Respektoje shoqerine ne maksimum, edhe nese kupton qe dikush e ka me hile, mos ja ve ne dukje, por ik ngadal pa then asnje fjal, sepse heshtja v ret me shume se c’do gje…
Prinderit e tu, duaji me gjithe zemer, me gjithe shpirt, edhe pse sot ndoshta nuk mund te pershtaten me kohen qe ne jetojme, duaj me gjithe force e shpirtit se kush e di sa here jane zgjuar naten duke ndenjur pa gjume duke u kujdesur per ne, shkruan meganews.al
Kush e di sa here kane bere jashte mundesive te tyre qe ne te kemi kete qe kemi sot ! Ndoshta eshte pak, por kaq eshte mundesia e tyre…
Mos i ofe ndo, mos u sill keq, por thuaj po, edhe nese ti nuk do ta besh ate gje… Te pakten beju qefin.. Gjithcka ne kete jete mund ta zevendesosh..
Por…prinder nuk te behet askush ne bote…Duro, sepse durimi eshte ar ma me e forte e nje njeriu qe jeton mbi toke…
Fal, sepse do te te falin kur ti te kesh nevoje…
Duaj, sepse nje dashuri e sinqert asnjeher nuk shuhet nga zoti, ai te vlereson bindu per kete…Mos thuaj jeta ime mori fund: sepse te gjithe vuajme nuk je vetem, sepse te gjithe njerzit e mire ne bote vuajne, por ne fund triumfojne me koken lart…
Tregohu si me i bute me te gjithe njerezit qe te rrethojne, sepse me butesine tende do ta besh per vete, ose me sakt do ta besh fans tendin…
Dhe në fund shkruan:
Ndoshta u zgjata pak si shume, por une i kam kaluar disa gjera. Ndoshta dhe ti, nese jo… je me fat!
P.s: Kete leter po e shkruaj teksa per here te pare po vizitoj qytetin e bukur te Korçes … dhe po konsumoj nje kafe… vetem! Me dashuri A.E
Nëse të motivoi, shpërndaje dhe ti këtë letër!/MegaNews.al/