Gjeloshaj jep lajmin e madh:”Gjatë vitit 2022 komuna e Tuzit me park dhe shesh me standarde më të larta europiane”

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj,nëpëmjet një postimi në facebook ka prezentuar një ndër proektet më të mëdha kapitale,parkun dhe sheshin e ri të komunës së Tuzit.

Ky proekt sipas Gjeloshajt do të realizohet gjatë vitit 2022,me standardet më të larta europiane.

“Ky projekt është vetëm një pjesë nga buxheti kapital që do ta prezentojmë ditëve në vijim”-ka shkruar Gjeloshaj.

Ja postimi i tij në fb:

Të nderuar miq,

Gjatë vitit 2022, komuna jonë do të zbukurohet me një park dhe shesh të ri, me standardet më të larta evropiane.
Ky projekt është vetëm një pjesë nga buxheti kapital që do ta prezentojmë ditëve në vijim. Malësia po ndryshon./topshqip.mk

 

 

Author: admin