Gili befason me një stil interesant flokësh, e dëshmon se mosha është vetëm një numër

Ajo po vazhdon t’i befasojë ndjekësit më ndryshimet e njëpasnjëshme që po bën.

Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Gili, e cila edhe kësaj radhe ka marrë vëmendje me një stil flokësh të veçantë.Krijuesja e shumë hiteve e tanimë një ikonë e muzikës shqipe, ka prezantuar një ‘look’ të ri e tejet interesant.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në pjesën e komenteve, duke e komplimentuar për transformimin e ri.Biondja këtë kohë ka qenë më e angazhuar me projekte të reja muzikore, gjegjësisht potpuri që i sjellin thuajse çdo fundvit.

E njëjta edhe këtë vit ka qenë e pranishme në shumë mbrëmje e ahengje muzikore.

Fevzije Berani (emri i vërtetë) ndonëse 55-vjeçe, e ka dëshmuar se vitet janë vetëm numër për të. /Telegrafi/asutimes.com

Author: admin