Getoar Selimi dhe Mc Kresha zbulojnë arsyet e prishjes së raporteve mes tyre/ Nuk folën 12 vite

Këtë episod të “Zemër Luana” në Tv Klan ka patur të ftuar special dy ndër reperët e parë shqiptar, Geasy dhe MC Kresha. Dyshja bashkohen për herë të parë pas 12 vitesh që nuk kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.



Gjatë bisedës në “Zemër Luana”, Geasy ka treguar se nuk kanë folur për gati 12 vite për hatërmbetje të kota të fëmijërisë, madje gjatë lojës së telefonit ata janë bërë “follow” në Instagram, duke treguar se kishin mbetur pa ndjekur njëri-tjetrin vetëm për shkak se nuk janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, Geti ka treguar se do të vijë me një bashkëpunim me Kreshën, pasi ka patur një këngë të tijën dhe dëshironte ta bënte bashkëpunim vetëm me një njeri që i shkonte tamam, duke përzgjedhur kështu Kreshën.

Ndërkohë që ka zbuluar që është edhe një tjetër surprizë. Luana e ka ngacmuar paksa për të zbuluar nëse kjo surprizë ose ky person i tretë do të ishte djalë apo vajzë, duke nënkuptuar që do të jetë një vajzë por nuk kanë zbuluar më tej se cila do të jetë.



Gjithashtu Kresha ka treguar për kohën e tyre të hershme, teksa kanë qenë shokë pasi të gjithë bashkë rrinin në të njëjtën lagje dhe e kanë nisur bashkë rap-in, ndonëse asokohe ka patur edhe xhelozi por ama dhe miqësi. E Kresha ka përfunduar duke thënë: “Ka pas shumë talent e pak lekë!”

Author: morevesh