Futbollisti Cristiano Ronaldo mori titullin si ‘futbollist i shekullit’ gjatë ‘Globe Awards 2020’ në Dubai.
Në këtë event e shoqëroi partnerja e tij, e cila arriti t’i marrë shkëlqimin yllit të futbollit Ronaldos.
Provokuese dhe mjaft joshëse, me një fustan të gjatë, të çarë në anësore, ajo arriti të kthehej në kryefjalën e ceremonisë.
Georgina i besoi pamjen e saj, silistes shqiptare, Lia Stublla.
Në fakt nuk është hera e parë që Georgina vishet nga stilistja Stublla.
Georgina shkëlqeu, teksa e kompletoi veshjen e saj me një xhaketë të zezë, me një çantë të vogël të bardhë Prada.