Vetëm disa ditë më parë, një tjetër personazh i njohur ju shtua listës së personave të prekur nga Covid-19.
Ishte vetë këngëtari Genc Prelvukaj, ai që bëri të ditur se ishte infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, partnerja e tij, këngëtarja Eni Koçi, publikoi në InstaStory rezultatin e testit të saj, i cili ishte negativ.
Por me sa duket, gjendja e tij nuk paraqitet e stabilizuar pasi këngëtari është detyruar të shkojë në spital, për një ndihmë më të madhe shëndetësore.
Ishte vetë Eni ajo e cila publikoi në InstaStory një fotografi të Gencit, ku shfaqet i shtrirë teksa merr një serum.
“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë atë”, ka shkruar Eni krah fotografisë.