Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me efektivin roje të Gjykatës së Tiranës, ku pritet të jepen masat për të ndaluarit gjatë protestës së 8 janarit.
Efektivi e ka ndaluar Bardhin të hyjë në sallë, pasi ai nuk ka pranuar të dorëzojë telefonin.
Bardhi dëgjohet teksa i thotë rojes, se e provokoi me shkelje etike, ndërsa nuk zbatoi të njëjtën masë kontrolli edhe për mbështetësit e Berishës.
Oficeri i policisë: Të lutem prisni një moment se do shohim se kush do të hyjë i pari nga ju.
Gazment Bardhi: Mos më provoko se më provokove deri tani, nuk t’u përgjigja.
Oficeri i Policisë: Po nuk ju provokova zoti deputet, i nderuar do të pyes eprorin tim tani. Nuk kam as përse të të provokoj se as emrin nuk ta di.
Gazment Bardhi: Më pyet nëse nuk e di, nëse nuk e di emrin tim.