GAZETARJA SHQIPTARE REALIZON EMISIONIN E PARE SHQIPFOLËS NË GREQI

Në një shtet si ai i Greqisë është e vështirë të jesh pjesë e një emisioni, aq më tepër të bësh një emision ku flitet shqip.

Këtë e ka bërë të mundur gazetarja shqiptare, mjaft e njohur në Greqi, Juli Ndriko.

Ndriko, ka ndërtuar një emër të suksesshëm në shtetin Helen.

Ajo ndodhet aty që prej moshës 16-vjeçare dhe është e para shqiptare që ka realizuar një emision shqipfolës në një televizion grek dhe për këtë dha detaje sot gjatë një bisede me moderatorin Alban Musa në ABC.

Ndër të tjera ajo tha se realizoi më në fund një ëndërr të saj.

“Kisha shumë probleme gjatë rrugës deri ku shkuam tek gjuha shqipe sepse më kujtohen dy drejtorët e mi. Në një mbledhje që kishim, unë dhashë idenë time që ne jemi kaq shumë shqiptarë dhe pse të mos kemi hapësirën tone”, u shpreh Juli Ndriko.

“Pjesa dërrmuese ishte pro ndërkohë që drejtori plas dorën, ai njëherë unë dy herë, më tha ‘këtu nuk do të flitet kurrë shqip’ dhe i thashë ‘unë do ta realizoj. Unë do t’ja arrij, do të flas shqip dhe ia arrita.”, tregoi gazetarja. /Burimi: Abcnews.al

Author: admin