Një situatë mjaft e pakëndshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, kur Fifit i ra të fikët gjatë spekaklit.
Ajo u ndje keq pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku e cila i tha asaj që mos ndërhyjë mes marrëdhënies së Sarës dhe Pajtimit pasi të gjithë këtë po e bën për vëmendje.
Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur në atë moment i ra të fikët.
Mirëpo, së fundmi një video po qarkullon në rrjet ku shihet momenti kur këngëtarja shtrihet në tokë dhe e gjithë kjo pamje është komentuar nga personazhe të ndryshme se është një “aktrim” i saj.
Gazetari Andi Vrapi, Olti Curri, Eva Huli janë shprehur se e gjithë kjo skenë ka qenë një “aktrim i dobët” i këngëtares.