Gafë në “Big Brother VIP”/ Konkurrentja thotë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuliana Nura tha se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.



Ajo ka treguar se e njeh mirë rëndësinë e “odave”, pasi ka një familje patriarkale. Gjatë këtij momenti, në bisedë e sipër, banorja ka bërë edhe një gafë.

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin,”- ka thënë Xhuli.

Fill pas kësaj deklarate, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin se sa vjeç e ka të atin.



“Babi i ka 64 vjeç”,”- ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

Është e pamundur që babai i Xhulit të ketë qënë në klasë me Azem Galicën, i cili ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.

Author: morevesh