Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një gafë jo të vogël ditën e sotme. Në Facebook, e ndalur sërish te afera e inceneratorëve, ajo ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, teksa ka ndërtuar edhe skemën e personave, sipas saj, të përfshirë në këtë aferë.
E teka akuzon si të përfshirë deputeten Ermonela Felaj, në fakt emrin e saj e ka ngatërruar me atë të divës së muzikës klasike, Ermonela Jaho.