Artisti i mirënjohur shqiptar, Luiz Ejlli, i njohur dikur për këngët e tij, u tërhoq nga bota e “showbizz”-it, por tani është rikthyer me rekorde shikueshmërie. Banor i “Big Brother VIP Albania”, ai ka bërë për vete një popull të tërë që çmenden pas tij.
Jo vetëm populli i thjeshtë, por edhe personazhet më të njohur shqiptar janë “vënë pas tij”, sidomos futbollistët shkodranë të Vllaznisë.
Stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në “Big Brother”, Miranda Dupi, u pyet nga gazetari Andi Vrapi në “MCN TV”, nëse është e vërtetë që Bekim Balaj ka paguar 10 mijë euro për rrobat e Luizit.
Përgjigjja e stilistes as nuk konfirmoi as nuk mohoi, por ajo u shpreh se nuk merrej me shifrat, por thjeshtë me veshjet.