Futbolli sporti më i dashur në botë/ Tifozi i lë testamentin me 1.3 milionë euro, skuadrës së zemrës

Një tifoz mund të bëjë pothuajse gjithçka për skuadrën e tij por në Islandë shkojnë edhe më tej. Gudmundur Eggert Oskarsson, tifoz i çmendur i skuadrës Breidablik Kópavogur, kampionia aktuale e vendit, i ka lënë në trashëgimi 1.3 milionë euro klubit të zemrës.

87-vjeçari, përpara vdekjes, e shkruajti të zezën mbi të bardhë se paratë në llogarinë e tij bankare duhej të shkonin për skuadrën të cilën e ka mbështetur që në fëmijëri. Ai zotëronte teserën e tifozit ultras që prej 3 dekadash.



Breidablik që në vitin 2022 fitoi titullin e dytë të historisë, njoftoi se shuma nuk do të shfrytëzohet për merkaton por për projektet afatgjata të rritjes së vazhdueshme të klubit.

Një pjesë e shumës do të shkojë për të ndihmuar edhe skuadrën e femrave që gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë edhe në UEFA Champions League. Një histori e pabesueshme që vjen ga vendi ku futbolli dhuron përherë të tilla përralla.

Author: morevesh