Federata Shqiptare e Futbollit ka shtyrë zgjedhjet për Presidentin deri në datën 15 mars 2022.
“Kësaj asambleje i janë paraprirë dy vendime gjyqësore për pezullimin e aktivitetit të asamblesë dhe të zgjedhjeve. Ankimuesit janë tërhequr nga e drejta e padisë, që do të thotë se këto padi tashmë e kanë humbur thelbin e tyre. Njëri vendim është shfuqizuar edhe formalisht, por aktualisht është një vendim tjetër i cili mund të përbëjë pengesë dhe që ne presim të shfuqizohet nga momenti në moment. Në respekt të vendimit të gjykatës në fjalë, ju ftoj që të biem dakord deri në shfuqizimin formal të tij që të shtyjmë zgjedhjet për President dhe për Komitetin Ekzekutiv për në datën 15 mars ora 10:00”.