Vetëm disa orë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha dhe kryesia e PD. Ky Kuvend vjen një javë pas 11 dhjetorit, Kuvendit të mbledhur me mbi 4200 delegatë nga Berisha dhe mbështetësit e tij.
Disa ditë më parë, para Kuvendit, analisti Frrok Çupi tha se Sali Berisha do të arrestohet. I pyetur në emisionin “Top Talk” se përse nuk u arrestua Sali Berisha, Çupi tha:
“Rreth kësaj deklarate kam për të thënë se burimi i informacionit ishte i njëjti me median amerikane që botoi të njëjtin raport se brenda ditëve të para të dhjetorit, Sali Berisha do të burgoset.
Pastaj kemi të bëjmë me një intervistë të medias amerikane me Berishën që e pyeti akoma jeni i lirë dhe nuk jeni burgosur sepse kemi informacion se ju do të burgoseshit dhe Berisha i tha, jo, jam akoma i lirë. “Po e dini që ka një fletë arresti për ju?” ishte pyetja e medias amerikane. Është e tërë interviasta e publikuar.
Pas kësaj, Berisha dha një përgjigje evazive por duke akuzuar përsëri ambasadoren amerikane që këtë gjëmë e ka bërë ambasadori amerikan. Ne si gazetarët nuk duhet ta përdorim? E dyta, është një gjë që dihet se e gjithë akuza që vjen prej SHBA përbën një trupë të një akuze penale.
E treta përse nuk po burgoset akoma Berisha, unë reflektoj mbi këtë gjë në mënyrën se është i kontrolluar prej institucioneve ligjzbatuese dhe se ngadalësia, durimi i akuzës ku inkludohet dhe vetë SHBA është i qetë sepse është i garantuar në akuza shumë të rënda për ish presidentin e Republikës.”