Prej 6 ditësh, Ukraina është nën pushtimin e forcave ruse ndërsa mësohet se Vladimir Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi.
Shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç, tha se dyshohet që familja ndodhet në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore.
Solovey, dikur profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) – pretendon se para disa kohësh, Putin kishte probleme me shëndetin, të cilat ia ka mbajtur fshehur publikut rus.
Disa zëra në Moskë e hedhin poshtë Solovey-n si një teoricien konspirativ ose mashtrues, por vetëm javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit në një faqe Telegram që ai zotëron.
Shtëpia e tij u kontrollua gjithashtu dhe u sekuestruan disa sende elektronike. Solovey u lirua më pas, por çështja nuk është mbyllur.