Franca: Putin, armë bërthamore ka edhe NATO!

Putini duhet të kuptojë se edhe NATO ka armë bërthamore. Kështu tha të enjten në mbrëmje ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, raporton noa.al duke analizuar daljen e tij publike.

Kur u pyet nëse kërcënimet e Putinit “se pasojat e sanksioneve të Perëndimit do të jenë të paprecedenta në histori” ishin të barabarta me kërcënimin e përdorimit të armëve bërthamore, Le Drian tha se po. Ai pranoi se Franca dhe aleatët e lexuan qartë mesazhin e Putinit se ai ka kërcënuar të përdorë armët bërthamore ndaj botës që i është kundërvënë.

“Po kjo është. Por unë mendoj se Vladimir Putin gjithashtu duhet të kuptojë se aleanca Atlantike është një aleancë bërthamore. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë”, tha Le Drian për televizionin francez TF1, duke paralajmëruar kështu se nëse Putini guxon të përdorë armë nukleare, edhe NATO do të lëshojë raketa bërthamore ndaj Rusisë. /noa.al

Author: morevesh