Një ngjarje gati e pazakontë ka ndodhur në Diten e Kurban Bajram. Fqinji në gjendje të mirë ekonomike i fal një qese me mish komshiut të tij të varfër me rastin e Kurban Bajramit.
Për dhuratën ai është uruar me përzemërsi.
Por një episod i pazakontë ndodh më pas. Gruaja nikoqire ka menduar që ta ndajë në disa pjesë qesen e ta përdorë edhe në ditët në vazhdim.
Përkundrazi. Burri ka këmbëngulur që të piqet e të gatuhet e gjithë sasia menjëherë sepse ajo ishte një hise që ishte dhënë për të vetmin qëllim; Kurban Bajramin.
Grindja në çift ka vazhdua gjatë aq sa festa ishte gati duke përfunduar. Madje në një moment ata kanë dashur t’ia kthejnë hisen fqinjit vetëm për të mos debatuar. Por më në fund ka ‘fituar’ burri. I gjithë mishi është gatuar.
Dhe kot nuk ekziston fabula se ku kur behesh i pasur nis edhe she.rri ose kur hyn parja nuk punon darja.