Genari, i biri i ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topallit, është përfolur kohët e fundit se është në një lidhje dashurie me ish-Missin, Cindy Marina.
Teksa këto lajme kanë qarkulluar Genari dhe Cindy nuk kanë konfirmuar asgjë duke mos preferuar të flasin rreth kësaj teme.
Ndërkohë në këtë Shën Valentin ka qenë Cindy e cila ka konfirmuar lidhjen e saj me anë të një fotografie që ka postuar në Instagramin e saj, ku shihet e lumtur në krah të Genarit. Fotografi e cila u ripostua edhe nga Genari.
Kujtojmë që më herët, e ftuar te “Rudina”, Cindy Marina është ngacmuar nga moderatorja për lidhjen e shumëpërfolur në media me djalin e Jozefina Topallit, por Cindy ka preferuar të mos japë asnjë koment.
Djali i Jozefina Topallit për shumë kohë ka qenë i lidhur me moderatoren e sportit Eva Murati dhe duket se nuk iu ndahet moderatoreve të sportit, pasi Cindy këtë vit merr në intervistë yjet e Seria A për platformën tibo.