Banorëve të disa fshatrave malorë të Bulqizës u ka sosur durimi duke pritur ndonjë investim nga qeveria socialiste. Ata kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë “rrugën”. Për të kuptuar thonjëzat duhen parë fotot më poshtë, që tregojnë se Alla ka parë nga afër investimin dhe e ka reklamuar në Facebook.
“Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës” shkruan Alla në Facebook, duke reklamuar përfundimin e punimeve.
Kryebashkiaku nuk ka vënë re ndonjë gjë të çuditshme, por komentet e kanë bërë copë.
“Ore rruge eshte kjo!? Sa viza ke hequr perpara se te beje kete?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.
“Talluni me jete popull se pak e ka… pse mor rruge eshte kjo!?!?!” shkruan një tjetër.
“Ka punu me plan tjetri jo kot me kot ! Neser pasneser e hap kanal ate pjesen ne mes dhe del kanal vadites fiks 🤣🤣 çudira alla shqiptarçe” tallet një tjetër.
Komentet në profilin e kryebashkiakut janë perla, por investimi që ka inauguruar ai ia kalon të gjithave dhe është i pakrahasueshëm./lapsi.al